|
Në hijen e Skënderbeut
![]() TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART ORGANZIES: “Në hijen e Skënderbeut” Në sajë të diskursit të tij artistik që trajton stereotipin “mashkullor” te imazhit të heroit në historinë kulturore Europjane, Franz Kapfer u ftua nga T.I.C.A. për të marrë pjesë në programin e rezidencave për artistë në Tiranë. Instalacioni me dritë “Në hijen e Skënderbeut”, i cili u ngjiz nga hija e shtatores së Skënderbeut në Tiranë, do të shërbejë për ta “thirrur” Skënderbeun – sipas modelit të Batmanit – ti vijë në ndihmë shqiptarëve sa herë që ata do të kenë nevojë. Përmes hijes, Kapfer kërkon të hedhë dritë mbi përdorimin politik apo social të figurës së Skënderbeut në historinë e shkuar e të tashme të Shqipërisë. Projekti i Franz Kapfer do të realizohet në formën e një projeksioni me dritë mbi fasadën e Akademisë së Arteve, ditën e Enjte, dt. 15.01.09, ora 16.30, që do të ndiqet nga një debat i hapur mbi përvetësimin dhe ndërtimin e figurave të heronjve. Gjithashtu, projekti do të plotësohet nga një projeksion mbi ngrehinën e skenës në tarracën e Teatrit të Operas, ditën e Mërkurë, të Enjte dhe të Premte, dt. 14, 15, 16.01.09
![]() |
![]() TICA residencies exhibitions:
![]() |




