Artist ne Rezidence

TICA A.I.R. Program

TICA ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e periudhës së re të Programit të Rezidencave për Artistë në periudhën Prill – Maj, 2008. Artisët e rezidencës janë Annaleen Louëes nga Amsterdami, Hollandë, Yllka Gjollesha, dhe Syabhit Shkreli, Tiranë, Shqipëri. Sic e kemi përmendur në njoftimet e mëparëshme, programi i rezidencave i TICA për momentin po vazhdon vetëm në bazë të shkëmbimeve me programe të tjera ndërkombëtare rezidencash, ndërkohë që ne jemi në vazhdim të kërkimit të granteve që do mundësonin vazhdimin e pandërprerë të programit.
Newsletter, April 2008. Periudha aktuale Prill – Maj realizohet në shkëmbim me Fonds BKVB nga Amsterdami, Hollandë

Periudhat e Rezidences:

ARTIST IN RESIDENCY DEC 08 - JAN 09
ARTIST IN RESIDENCY APR-MAY 08
ARTIST IN RESIDENCY SEPT-OCT 07
ARTIST IN RESEDENCY APR-MAY 07
ARTIST IN RESIDENCY JAN-FEB 07

Gjatë vitit të parë të veprimtarisë sonë, ne ja dolëm mbanë me sukses të nisim për herë të parë në Shqipëri një program ndërkombëtar rezidencash për artistë. Me mbështetjen bujare të European Cultural Foundation dhe Kultura në Lëvizje, si dhe përmes bashkëpunimit me programe të ndryshme rezidencash artistike si OCA – Oslo, IASPIS, Stockholm, , Graz, dhe Ambasada Austriake në Tiranë, ne mundëm të mikpresim në Tiranë 10 artistë nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit dhe bota, në tre periudha nga 2 muaj seicila. Programi ka dëshmuar të jetë me një rëndësi jetike jo vetëm për skenën shqiptare, e cila përfitoi shumë prej tij, por edhe për të gjithë artistët e ftuar. Një tipar I rrallë i programit tonë është se të gjithë artistët e ftuar prodhuan nga një punë të re gjatë periudhës së rezidencës në Tiranë, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë të frytshme qëndrimin e tyre.

Pas kësaj përvoje të suksesshme ne besojmë se është me rëndësi mbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i formatit trepalësh të rezidencës, për arsye se:

1. Duhen çmontuar stereotipet e shumëfishta të “Tjetrit” dhe duhet të njohim më thellë kulturat e njëri-tjetrit.
2. Të mbështetim zhvillimin e artistëve premtues nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit, pasi dihet se është e vështirë të jetosh dhe të zhvillohesh si artist në këtë rajon, për shkak të mungesës së fondeve dhe të strukturave mbështetëse.
3. Sepse nëse shohim procesin e globaizimit dhe ndërkombëtarizimin në rritje të artit bashkëkohor duket qartë seformula e vjetër e bashkëpunimit dypalësh nuk është më e mjaftueshme. Një shkëmbim i ri tripalësh midis artistëve vendas, artistëve nga rajoni dhe nga Europa është vendimtar për krijimin e një dimensioni të ri shkëmbimi kulturor.

Periudha dhe struktura:
TICA do të ofrojë një rezidencë dymujore për artistët e ftuar të cilëve do t’u jepet një hapësirë banimi, një studio e përbashkët pune dhe një pagesë mujore. Artistët do të nxiten të prodhojnë një vepër të re gjatë kësaj kohe si dhe ta përdorin për kërkime. Fushat e përbashkëta të interesit do të hulumtohen së bashku me stafin e TICA-s si dhe artistët e tjerë të ftuar në programin e rezidencave.Një paraqitje në formën e një ekspozite (të organizuar nga TICA) mendohet të dalë në fund të çdo periudhe rezidencash.

ÇFARË OFRON PROGRAMI I REZIDENCAVE

Programi i rezidencave të IABT do të ofrojë për artistët e ftuar:
-Një biletë avioni
-Strehim në Tiranë për dy muaj
-Një studio në Tiranë për dy muaj
-Një pagesë mujore prej 400 Eurosh
-Organizimin në fund të periudhës së rezidencave të një paraqitjeje publike/ekspozite

SI TË APLIKOSH

Ju mund ta dërgoni aplikimin tuaj me postë elektronike në adresën:
contact.tica@gmail.com ku të vendosni:
- Një cv
-Një përshkrim të praktikave tuaja artistike (e shumta 300 fjalë)
-një portfolio në format digital me e shumta 10 imazhe. Masa e imazheve mund të jetë 800x600pix në format jpeg.
-Arsyen përse kërkoni qëndrimin në rezidencë (e shumta 300 fjalë)
- Në rast se ju doni të shtoni video mund ta beni në format quicktime.

Ju mund ta dërgoni aplikimin me zarf në adresën

Tirana Institute of Contemporary Art, c/o Delta Publicity, Rr. Luigj Gurakuqi, Pall 89, Sh. A, Kati 12, Tirana , Albania

Aplikimi duhet të përmbajë:

-Një cv
-Një përshkrim  me shkrim i praktikave tuaja artistike (e shumta 300 fjalë)
-Portfolio tuaj me ilustrime të punës tuaj dhe pjesë nga videot etj.

Motivimi juaj për qëndrimin në rezidencë (e shumta 300 fjalë)

Ju lutemi mbani parasysh se IABT nuk kthen asnjë material.