Ekspozita “a-politike”

Erik Berglin&John Skoog, Ivan Navarro, Syabhit Shkreli, Adam Vackar
Kuruar nga: Juliane Debeusscher, Stefano Romano
Qendra Tregëtare “Casa Italia”
autostrada, Tiranë – Durrës km 0, Shqipëri
1st – 15th February 2008

Ekspozita A-politike përpiqet të hetojë kushtet e shfaqjes dhe përfaqësimit të subjektit “politik” në art.
Arti shpesh ndahet në kategori të nëndara nga ideja e ndërtimit të një sistemi në të cilin cdo praktikë është në vendin e vet. Kategoria e “artit politik” nuk ka pushuar së zhvilluari, duke u bërë sot një nga shprehjet më të përhapura, si një nga shenjat e vështirësive të shoqërisë bashkëkohore. Këtë kategori e hasim në ekspozita dhe bienale, tek valëvitet si flamur, apo tek përplaset me parime dhe situata. Por ndoshta këto punë me përmbajtje kaq shumë “kundër”, duke u estetizuar së tepërmi mund të kenë ngjallur një efekt të kundërt, duke mos na prekur aspak më shumë se imazhet që shohim në televizor apo në internet cdo ditë e cdo orë. Rreziku qëndron në faktin se mund të bëhemi peng i ndërgjegjes sonë të “mirë”, apo pjesëmarrjes sonë në një mision fisnik që ndonjëherë është e vetmja mënyrë për të legjitimizuar praktika artistike në nevojë.

Me rritjen e numurit të këtyre propozimeve të drejtpërdrejta dhe provokaive, ne ngremë pyetjen nëse ka një rrugë tjetër për të trajtuar problemet e shoëqrisë bashkëkohore? A është e mundur të jemi efektivë pa qenë të drejtpërdrejtë? A është e mundur të bëjmë art “politik” duke përdorur një lloj tjetër “imazhi”?

Në Ekspozitën A-politike ne nuk përpiqemi të shfaqim një art a-politik, por përpiqemi të rindërtojmë disa hapësira ku njësia e artit politik të mund të jetë e pranishme, sado e fshehur apo në pritje për tu zbuluar. Ekspozita A-politike tregon mbi vende apo mbi përpjekje të njerëzve për riorganizim të hapësirës së tyre, qofte kjo fizike apo thjesht mediatike.

Erik Berglin / John Skoog: The non – informative world

Ivan Navarro: Homeless lamp – the juice sucker

Adam Vackar: News dispersed

Syabhit Shkreli: Sharks