Fairytale
Kuruar nga: Joa Ljungberg dhe Edi Muka
Artistet: Dejan Antonijevic; Mircea Cantor; Nathalie Djurberg & Hans Berg; Elda Gjikondi; Emre Hüner; Sejla Kameric; Monika Larsen Dennis; Mandana Moghaddam; Kalle Runeson; Genti Shkurti; Gabriela Vanga; Minnette Vari
Nga eposi Ballkanik tek filmat vizatimorë të Walt Disnejt përrallat dhe legjendat tregohen dhe ritregohen në forma dhe kontekste nga më të ndryshmet. Duke ofruar forma tërheqëse pasqyrimi të ndërgjegjes sonë kolektive – forma tashmë të gllabëruara nga industria argëtuese e filmit – Përrallat ushqejnë psiken tonë me ëndrra, ideale dhe heronj.
Ekspozita ”Na ishte njëherë...” do të paraqesë vepra të cilat në mënyra të ndryshme përdorin një format të ngjajshëm me atë të përrallave. Sidoqoftë, përrallat e treguara në to nuk synojnë të na argëtojnë dhe ne nuk duhet të presim një përfundim të lumtur. Në të kundërt të konsumit global të përrallave, kjo ekspozitë do na tregojë historitë e ”anti-heronjve”, si dhe do të nxjerrë në pah pasojat ndonjëherë shkatërrimtare të legjendave dhe përrallave.
Me ”Na ishte njëherë...” ne duam të kontribuojmë në hetimin se si formohen traditat, kodet shoqërore dhe aspiratat tona, si dhe faktin se si ndikohemi në vlerësimin dhe marrëdhëniet me njeri-tjetrin nga modelet e heronjve apo fantazitë e ndryshme.
Koha e Perrallave
Me 30 Mars 2007, në sallën e ish-kinemasë pranë Piramidës (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Arbnori), do të mbahet biseda Koha e Përrallave me disa nga artistët pjesëmarrës në ekspozitë. Hyrja e lirë.
Kjo veprimtari realizohet me mbështetjen bujare të: European Cultural Foundation, Kultura në Lëvizje, Instituti i Bienales së Tiranës, KDK Kompany, Instituti Suedez, Zyra e Artit Bashkëkohor Oslo.
Foto nga Ekspozita:












