Gjerat Qe Donim Te Dinim Por Nuk Guxuam Kurre Te Pyesnim

25 Maj to 3 Qershor, 11:00-18:00. tek Tre Kullat, prapa Stadiumit Qemal Stafa.

Përmbyllja e periudhës së dytë të Rezidencës së TICA, kurorëzohet me një ekspozitë me punë e artistëve të rezidencës:

Katarina Lundgren, Stockholm, Suedi.
Leonard Qylafi, Tiranë, Shqipëri.
Karl Ingar Roys, Oslo / Berlin
Katarina Zdjelar, Belgrade / Rotterdam.



Fytyra e Trete e Pushtetit
është një punë në vazhdim nga Katarina Lundgren, që përqëndrohet në shprehjet dhe aktet e pushtetit në filmat e propagandës komuniste në Shqipëri. “Unë interesohem në atë se si përshkruhet pushtetit, dhe se si skenari i këtyre filmave ndërtohet në mënyrë të atillë që të përdoret si propagandë për të mbështetur pushtetin egzistues dhe për të shtypur konflikte të padëshiruara. Puna është një instalim me fotografi aktorësh dhe skenash nga filma të ndryshëm. Projekti frymëzohet nga teoria “Tre fytyrat e pushtetit” e Steven Lukes.

 

Lirika të Bardha bnga Leonard Qylafi është një video instalacion me dy projeksione, që paraqesin një filmim të të njëjtit vend në kohë të ndryshme. Ndryshimi mes tyre është prania e personit në ekranin në të majtë, që qëndron ulur dhe luan në kitarrë. Përgjatë lojës së tij, drita që hyn nga jashtë ndryshon ngadalë, dhe kur pjesa mbaron, ai lë kitarrën dhe largohet nga dhoma. Video është një qasje ndaj përceptimit të imazhit, përdorimit të muzikës si gjuhë shprehëse personale dhe një lloj poezie meditative të figurës.

 

Në punën me titull “Disa njerëz si statuja, disa të tjerë jo” Karl Ingar Roys ka fotografuar njerëz të rastësishëm, që ka takuar gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Artisti i kërkoi atyre të imagjinonin dhe të imitonin skulptura të realizmit socialist. Te tjerë ai thjesht i fotografoi pa përmendur statujat, por duke i patur vetë ndërmend.

Për disa vjet Katarina Zdjelar është marrë me një numur projektesh që hetojnë mënyrën si ne përdorim gjuhën dhe se si gjuha si një seri kodesh që mund të de-kodohen apo ri-kodohen, gjithashtu paraqet një numur marrë-dhëniesh mes gjuhës dhe fizikalitetit të fjalës së folur. Ajo është gjithashtu e intersuar për natyrën materiale të gjuhës; mënyrën se si kjo natyrë i jep formë trupave tanë gjuhëfolës, si na bashkon në komunitete apo kombësi, si ndërton apo shkatërron hapësirën, etj.

 

Foto nga Ekspozita: