Home

Ne perzgjdhjen e fituesit te cmimit ARDHJE 2010, ne anetaret e juries morem ne konsiderate si aspektin formal ashtu dhe cilesite teorike te puneve te ekspozuara, si dhe shqyrtuam zhvillimin e seicilit artist ne vazhdimesi, ne marredhenie edhe me skenen shqiptare.

Per te gjithe ne, punet e Ledia Kostandinit, Enkelejd Zonjes dhe Dritan Hyskes, kane elemente qe per mendimin e Jurise meritojne nje vemendje te posacme. Keshtu, per here te pare, ne do te japim tre cmime ne vend te nje:

Ne na la mbrese puna e Ledia Kostandinit, ku vleresojme qendrimin e saj ndaj elementeve pamore, si dhe perdorimit te fotoaparatit, si nje mjet per ti dhene forme teatralitetit te realitetit.

Po ashtu edhe ne punet e Enkelejd Zonjes, ne vleresojme perpjekjen per te perkthyer kompleksitetin e koheve ne te cilat jetojme, ne nje mjet shprehes tradicional, por teper te pranishem ne praktiken artistike, pra ne pikture.

Nderkohe, juria ja jep cmimin ARDHJE 2010, Dritan Hyskes, me motivacionin:

Punet e tij shfaqin nje botekuptim te ri mbi idene e monumenteve te kohes tone. Fotot e tij nuk jane thjesht dokumentim i realitetit, por artikulim i se tashmes ne gjuhen pamore. Strukturat arkitektonike qe mbushin peisazhin shqiptar dhe qe artisti zgjedh ti fotografoje, na kujtojne skulpturat minimaliste. Duke ju shmangur nostalgjise, keto ndertesa te pambaruara ofrohen si monumente, perkujtimore te histories dhe politikes se kohes tone. Ne shpresojme qe artisti do te perfitoje shume nga qendrimi ne New York, duke ruajtur perqendrimin e tij dhe duke zgjeruar njohurite dhe kerkimin e tij.

Ledia Kostandini dhe Enkelejd Zonja nderkohe, do te behen pjese e residences artstike te TICAs ne Tirane, duke filluar nga vjeshta e ketij viti. Ne shpresojme qe qendrimi me artistet e tjere nderkombetare te residences se TICA te jete shume i frytshem dhe te sjelle zgjerim dhe njohje te metejshme te krijimtarise se tyre.

Ne mungese te fituesit te cmimit ARDHJE per arsye se ai ndodhet ne Itali, ftojme Marin Hysken te terheqe simbolikisht cmimin.

Ju faleminderit dhe jeni te mirepritur ne koktejlin e ofruar nga Hekla Center.