TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART ORGANZON:

Per ata qe nuk mund te hyjne.

Rezidenca #4 e TICA u zhvillua gjatë muajve Prill – Maj 2008. Artistët Yllka Gjollesha, Annaleen Louwes dhe Syabhit Shkreli kanë zhvilluar kërkimin e tyre artistik gjatë kësaj periudhe, duke punuar me subjekte dhe teknika të ndryshme.

Annaleen Louwes ka zhvilluar një projekt pranë Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale ”Ali Demi”, i cili do të paraqitet me një seri fotosh dhe video; Gjatë dy muajve artistja punoi me gratë që vuajnë dënimin në burgun #325, tek Ali Demi në Tiranë. Gjatë këtij procesi ajo u përpoq të përqëndrohet tek individualiteti i fshehur i seicilës prej grave, si dhe u përpoq qe përmes fotove ti rikthente atyre individualitetin njerëzor, duke harruar që ato janë dënimvuajtëse. Punët që dolën nga ky proces, janë studime mbi individë pa përcaktuar kontekstin e tyre, ndërkohë që jeta në burg është një lloj pasqyre e shoqërisë (në këtë rast e asaj shqiptare).

Yllka Gjollesha do të paraqesë një seri fotografish në vazhdën e hulumtimit të ”lëkurës së qytetit”, ku fragmente realiteti fokusohen në objektivin e kamerës së saj; Ne punen e saj, Yllka interesohet per “jeten e fshehur” te gjerave. Nje mur i mbuluar me shtresa posterash te ngjitur e me pas te grisur, nje rreze dielli mbi nje njeri qe pret, nje shenje graffiti qe njofton nje sherbim, brendia e cantes se nje kalimtari apo brendia e xhepit te dikujt qe po kalon pari – te gjitha keto jane per te subjekte intime dhe te rendesishme qe perpiqe ti zbuloje, ashtu si nje skaner radiografik zbulon ate c’ka eshte brenda trupit tone, apo brenda cantave dhe veshjeve tona (neper kontrollet e sigurise ne aeroporte).

Syabhit Shkreli do të paraqesë punë në video dhe fotografi. Praktika e tij artistike e ka pikenisjen nga hetimi i problemeve me te cilat ai perballet momentalisht, si nje individ qe jeton ne nje shoqeri, tipari kryesor i se ciles eshte mosplotesimi i te drejtave te qytetareve te saj; me pak fjale, nuk eshte ligji, por dicka tjeter qe pengon pjesemarrjen e individeve ne jeten shoqerore dhe politike. E vetmja pergjigje e individit ndaj gjendjes se tanishme eshte Ankimi. Por ankimi nuk mjafton. Artisti beson ne misionin e artit si nje mjet i rendesishem ne ndergjegjesimin e qytetareve per mundesite e tyre brenda shoqerise, ne menyre qe individi te luaje nje rol aktiv ne berjen, jo thjesht ne bindjen ndaj ligjeve. Qyteari i ndergjegjshem mund te beje dicka per ndryshimin e regullave dhe permes tyre, te ndryshoje shoqerine.


Rezidenca #4 e TICA u organizua në shkëmbim me FONDS BKVB, Hollandë. Gjithashtu, TICA dëshiron të falenderojë Znj. Marinela Sota, Drejtore e I.E.V.P. ”Ali Demi”, Tiranë.