|
|
MBËSHTETËSIT e IABT
IABT po kërkon mundësi financimi jo vetëm përmes një kanali apo një mbështetësi, por përmes ndihmesës dhe bashkëpunimit të një grupi të gjerë institucionesh të interesuara, aktorësh të sektorit privat dhe burime të tjera të mundshme, si dhe po shqyrton idenë për një organizatë Miqtë e IABT. Instituti ynë po kërkon një mbështetje të qëndrueshme strukturore që do të sigurojë mbulimin e shpenzimeve vjetore të administrimit, menaxhimit, prodhimit, informacionit dhe edukimit. Mbështetje financiare dhe bashkëpunim do të kërkohet edhe për programin e rezidencave. IABT do të kërkojë mbështetje në varësi të çdo prodhimi veprash, udhëtimesh, per diem etj. Financimi mund të bëhet pjesë e programeve të përgjegjësisë shoqërore të bashkëpunimit, ose mund të marrë formën e marketimit krijues përmes përkrahjes së nismave artistike dhe jetës artistike në vend. Këto partneritete mund të marrin rëndësi jetësore për vazhdimin e veprimtarisë së IABT në të ardhmen. IABT do të diskutojë me institucionet shqiptare mbi politikat kulturore dhe do të përpiqet të bëjë të qartë rëndësinë e rolit të IABT në një mjedis që nuk ofron thuajse asgjë në lëmin kulturor. IABT po planifikon të afrohet me agjensi kulturore dhe zhvillimi të interesuara të përdorin kulturën si mjet për të ndërtuar rrjete dhe platforma politikisht të pavarura, për të vënë në diskutim sttrukturat e pushtetit dhe të ofrojë mundësi zhvillimi përmes praktikave artistike.
PARTNERËT E PROGRAMIT 2007


INSTITUTI I BIENALES SË TIRANËS
BASHKIA E TIRANËS
MBESHTETES TE PROGRAMEVE TE NDRYSHME GJATE 2007
OCA – Office for Contemporary Art, Oslo, Norway
IASPIS - Stockholm
KDK Kompani
Swedish Consular Office in Tirana
Austrian Embassy in Tirana
U.S.A. Embassy in Tirana |
|
|