Thirrje për aplikim për cmimin e artit bashkëkohor “ARDHJE 2016”.
Cmimi ARDHJE , i organizuar nga T.I.C.A. – Instituti i Artit Bashkekohor, Tirane, vjen me një strukturë të re, në formën e një cmimi të përdyvitshëm. Iniciuar nga T.I.C.A në vitin 2005, qysh prej 2007 ARDHJE është pjesë e rrjetit të çmimeve YVAA-Young Visual Artists Award që realizohen në bashkëpunim me FSC- Foundation for Civil Society në New York. Një risi tjetër e këtij edicioni ka të bëjë me fituesin e çmimit që ne dryshim nga vitet pararendëse fiton të drejtën për 2 muaj qendrim në residence pranë RU- Residency Unlimited - partneri i ri i programit qysh prej vitit 2015 (http://residencyunlimited.org/about/).
Ftohen të aplikojnë artistët shqiptare të cilët kanë përfunduar studimet dhe janë aktiv në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare të artit në 5 vitet e fundit .Artistët të cilët punojnë në të gjitha gjinitë e artit pamor, përfshirë performancën apo vepra të bazuara në tekst, janë të ftuar të aplikojnë.
Mosha limit për aplikantët është 35-vjeç
Lista e shkurtër e artistëve të përzgjedhur do të prezantojë projektet e tyre në ekspozitën e çmimit “ARDHJE 2016” që do mbahet gjatë vjeshtës në Tiranë organizuar nga T.I.C.A
Fituesi i cmimit“ARDHJE 2016” do të përcaktohet nga një juri ndërkombetare dhe e pavarur ekspertësh.
Afati i fundit i dorëzimit të punëve është data: 31 Mars 2016
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj duke filluar nga data 1 Shkurt 2016, në adresen e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Sigurohuni të përfshini në aplikimin tuaj:
Portfolio ( përfshirë CV dhe praktikë artistike)
Projektin e propozuar për pjesmarrje (projekti i propozuar duhet të jetë i realizuar brënda dy viteve të fundit)
Shënim: Lutemi të siguroheni që tekstet e përfshira në aplikim të jenë në Shqip dhe Anglisht. Gjithashtu sigurohuni që imazhet të cilat po përfshini në aplikim të jenë të emërtuara saktësisht.
Emërtoni folder-in me emrin tuaj të plotë dhe file-s si më poshtë vijon:
shembull: ana_vale_ mengjezi_pikture_ 2010