Alketa Ramaj
Driant Zeneli
Henrjeta Meçe
Olson Lamaj
Yllka Gjollesha
Çmimi “ARDHJE” si çdo vit i shërben ekspozimit, promovimit dhe arkivimit, të propozimeve të artistëve të rinj në lëmin e arteve pamore në Shqiperi. Ai fokusohet në qasjet e artisteve të rinj shqiptarë të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë. Artistët në ekspozitë prezantojnë vepra që nisen nga përvoja personale të frymëzuara nga ëndra utopike, reflektime mbi forma estetike të caktuara, deri tek qëndrime ndaj mjedisit që na rrethon, e artefakte të proceseve të zakonshme të të përditshmes.
Fituesi këtij viti do te përzgjidhet nga juria profesioniste e përbërë nga: Znj. Sonja Lau - Kuratore/ Robert Bosch Cultural Manager, Z. Helidon Gjergji - artist shqiptar që jeton e punon në New York, dhe Znj. Jutta Bezenberg - Fotografe, profesore e fotografisë, Polis University/Tiranë
dhe do të shpallet në hapjen e finales së madhe ARDHJE 2012 më datë: 19 Qershor 2012 ora: 19:30
adresa:
T.I.C.A AIRLAB
Rruga: Abdyl Frashëri, Hekla Center
Hyrja qëndrore
Kati i dyte (mbi Euromax)
Çmimi “ARDHJE” organizohet që prej vitit 2007 nga T.I.C.A –Tirana Institute of Contemporary Art në bashkëpunim me FCS- Foundation of Civil Society, New York i cili i mundëson fituesit të çmimit një rezidencë artistike 6 (gjashtë) javore në New York.
Çmimi “ARDHJE” mundësohet falë mbështetjes bujare të:
The Foundation of Albanian Visual Arts across borders