Ju njoftojmë, se filloi faza e pritjes së aplikimeve për pjesëmarrje në çmimin "Ardhje 2013".
Të gjithë artistët shqiptar të cilët ka perfunduar studimet e larta deri në moshën 35-vjeç, janë të ftuar të aplikojnë.
Cmimi “ARDHJE” organizohet për të shtatin vit nga T.I.C.A. (Tirana Institute of Contemporary Art), në bashkëpunim me FSC-Foundation for Civil Society në New York, dhe mbështetet bujarisht nga FAVA - Foundation for Albanian Visual Arts across borders, në Tiranë.
Lista e shkurtër e artistëve të përzgjedhur do të prezantoje projektet e tyre në ekspoziten e çmimit "ARDHJE 2013", që do të hapet në muajin Qershor 2013.
Si çdo vit fituesit përzgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga kuratorë, kritikë dhe artistë të njohur.
Artisti fitues i çmimit "Ardhje" përfiton një rezidencë artistike gjashtëjavore në New York, ndërkohë që fituesit e dy çmimeve të dyta, përfshihen në programin e rezidencës dy-mujore të T.I.C.A në Tiranë.
Ju mund të paraqitni portofolio tuaj duke filluar nga data 15 Prill 2013, nga e hena në të enjte, prej orës 10.oo deri në orën 13.oo dhe nga ora17.oo- 19.oo në adresën:
T.I.C.A AIRLAB
Rruga: George.W.Bush/ 1000
Dy Kullat ,(përballë parlamentit)
Kati i dytë.
Për të caktuar takimin tuaj, ju lutemi kontaktoni :
Alketa Kurrizo
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 (0)682128881
Sonja Lau
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 (0)696130410
Në pamundësi për tu paraqitur personalisht, ju mund të dërgoni materialet e kërkuara për aplikim në e-mail adresat: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Shënim: Ju lutem sigurohuni që imazhet të cilat po dërgoni për aplikim të jenë të emërtuara saktësisht. Emërtoni folder-in me emrin tuaj të plotë dhe file-s si më poshtë vijon:
shembull: ana_vale_ mengjezi_pikture_ 2010
Afati i fundit i dorëzimit të punëve është data: 20 MAJ 2013