|
|
PROGRAMI
Programi i TICA’s ka një profil ndërkombëtar. Gjatë vitit të parë të veprimtarisë së saj, TICA organizoi një numur ekspozitash, (shiko lidhjet përkatëse); filloi për herë të parë programin ndërkombëtar të rezidencave për artistë; organizoi një numur workshopesh në bashkëpunim me Akademinë e Arteve; si dhe realizoi një numër të vogël botimesh në lidhje me veprimtaritë e saj.
Për vitin 2008 TICA synon të vazhdojë me një bazë të gjerë të programit të saj, ku një rol parësor ka zënë programi i rezidencave për artistë. Pas përvojës së vitit të parë në veprimtari, ne mendojmë se duhet bërë më shumë në drejtim të zgjerimit të horizontit të dijeve dhe krijimit të qëndrimeve kritike krijuese nga ana e artistëve të rinj shqiptarë, përmes shkëmbimit me artistë e autorë nga bota. Për këtë arsye, TICA synon të përqëndrojë më shumë vëmendje në drejtim të workshopeve teoriko-praktike, me artistë dhe autorë vendas dhe ndërkombëtarë, angazhimi i të cilëve do të krijojë mundësi të drejtpërdrejta për zhvillimin jo vetëm të mendimit kritik, por dhe të praktikës artistike. Sidoqoftë, sfida më e madhe për TICA mbetet sigurimi i burimeve të duhura financiare për vazhdimin e veprimtarisë së saj.
|
|
|